E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Snowden do kapet përmes kanaleve ligjore

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se përpjekjet për të kapur ish-kontraktorin e CIA-s, Edward Snowden, i cili ka zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, do bëhen përmes kanaleve të rregullta ligjore.

“Nuk do të dërgoj avionë për të kapur hakerin 29-vjeçar”,- ka thënë Obama gjatë vizitës në Senegal.

Snowden, i cili përballet me akuza për spiunazh në SHBA, ka fluturuar drejt Moskës të dielën dhe ka aplikuar për azil në Ekuador.

SHBA-ja ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se kanë ndihmuar të arratisurin. Por, presidenti amerikan ka thënë se nuk ka thirrur presidentët e dy vendeve në lidhje me rastin.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›