E Diel, 1 Nëntor 2026

KMDL Nje leter Kuvendit Mos e miratoni ligjin e personave te pagjetur

Prishtine 17 shtator NOA - Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut i ka derguar nje leter te hapur Kuvendit te Kosoves projektligjit per personat e zhdukur.

Pas analizimit te ketij projektligji i jane derguar disa verejtje dhe rekomandime zyres se kryeministrit te cilat duket se nuk jane perfillur. Edhe shoqatat e familjeve te personave te zhdukur nuk jane pajtuar me kete projektligj. Duket se ai eshte derguar per miratim para deputeteve te Kuvendit te Kosoves dhe i cili ka ngjallur reagime plotesisht te arsyeshme te deputeteve andaj nuk eshte miratuar. Jane disa verejtje dhe rekomandime te KMDLNj-se qe duhet ti merrni parasysh para se ta miratoni kete ligj shkruan Bexhet Shala drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-se.

Duke permendur konkretisht sesi projektligji ka gabime te shumta gjuhesore per shkak se eshte perkthyer keq nga ndonje gjuhe e ndonje shteti ne rajon.

KMDLNJ mendon se neni 1 eshte percaktues edhe per shume nene te ketij ligji prandaj pa formulimin definitiv te tij do te jete e pamundur te diskutohet per nenet tjera dhe per ligjin ne fjale. Ky ligj duhet ti pershtatet nevojave dhe specifikave te Kosoves e jo te jete riciklim i nje ligji te nje vendi tjeter. Gjithashtu ky ligj nuk mund te kushtezohet me listat e Kryqit te Kuq Nderkombetar per Persona te ZhdukurPagjetur. E drejta per te ditur per fatin e Personave te Zhdukur Pagjetur eshte e drejte elementare e njeriut dhe si e tille duhet te respektohet. Mirepo barazimi i motivit qe ka shkaktuar kete problem aq te

madh ne Kosove dallon fondamentalisht perfundon letra.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/30651-kmdlnj-leter-kuvendit-mos-e-miratoni-ligjin-e-personave-te-pagjeturtitleKMDL Nje leter Kuvendit Mos e miratoni ligjin e personave te pagjeturtheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›