E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vreshtaret nderpresin protesten 21 te lenduar

E plotesuar Mbaroi me 21 te plagosur e pa zgjidhje protesta e vreshtareve te Rahovecit qe rrezikojne te humbin 10 milione euro nga prodhimi i ketij viti.

Pa arritjen e ndonje zgjidhjeje per prodhimet e tyre vreshtaret e Rahovecit kane nderprere protesten qe po e mbanin ne qender te qytetit.

Vreshtaret dhe banoret e Rahovecit te cilet kane protestuar te premten me ore te tera kane kerkuar nga Qeveria e Kosoves dhe kompania Stone Castle qe tu krijojne nje vend per grumbullimin e rrushit.

Protesta kishte dale nga kontrolli dhe si pasoje jane lenduar 21 vreshtare dhe banore te Rahovecit.

Zedhenesi i Policise per rajonin e Prizrenit Hazir Berisha ka konfirmuar per Radion Evropa e Lire se protesta ka perfunduar dhe situata tani eshte nen kontroll.

Megjithate sipas Berishes nje numer i protestuesve kane kerkuar ndihme mjekesore.

Gjithcka ka perfunduar me marreveshje pas ardhjes se drejtorit te policise rajonale te Prizrenit. Sipas te dhenave qe kemi rreth 21 qytetare kane kerkuar ndihmen mjekesore ka bere te ditur Berisha.

Edhe kryetari i Shoqates se Vreshtareve Labinot Shehu ka konfirmuar nderprerjen e protestes por ka paralajmeruar se nese nuk do te behet nje zgjidhje deri te henen protestat e vreshtareve do te fillojne perseri dhe ato do te jene me masive.

Ne shoqata jemi nen presion te ketyre protestuesve dhe mezi kemi arritur te bejme nje marreveshje me ta qe deri te henen ta bejme nje pushim qe ti japim kohe Qeverise qe ta marre kete problem me seriozisht. Pas se henes cdo gje eshte me vonese. Ky popull do te vije ne Prishtine dhe do ti drejtohet Qeverise dhe cdo gje do te bllokohet edhe ne Prishtine sikurse ketu sot eshte shprehur Shehu.

Ne anen tjeter prodhuesi me i madh i veres ne komunen e Rahovecit i cili pas privatizimit mori emrin Stone Castle tashme eshte deklaruar se sivjet nuk do te marre asnje kilogram rrush nga vreshtat e Rahovecit.

Stone Castle kete vendim e kishte arsyetuar me rezervat e medha dhe mungesen e vendit per deponim te rrushit rakise e veres.

Sipas kesaj kompanie eksporti i veres nga Kosova eshte goditur rende nga bllokada qe po e bejne vendet perreth e me se shumti nga ajo e Serbise qe kishte sherbyer si rruge transiti por edhe nga Mali i Zi e Maqedonia.

Ne komunen e Rahovecit jane te diku rreth 3 mije e 500 hektare vreshta nderkaq humbjet sipas perfaqesuesve te vreshtareve mund te jene miliona euro.

Ministri i Bujqesise Blerand Stavilevci ka thene se nuk deshirojne te interferojne ne relacionet midis prodhuesve dhe perpunuesve por jane mundur qe te gjejne zgjidhje per kete ceshtje.

Ne baze te parimeve te ekonomise se tregut nuk do te duhej te intervenonim por ne kemi gjetur nje menyre se si ti mbeshtesim prodhuesit tane vreshtare dhe ne anen tjeter shihet se gjithcka graviton nga kjo ndermarrje e cila grumbullon me shume se 10 milione kg rrush. Prandaj edhe ata duhet pare te gjitha mundesit qe ti hapin bodrumet per te grumbulluar rrushin e vreshtareve ka thene Stavilevci transmeton REL.

Protesta e vreshtareve del nga kontrolli

Protesta e vreshtareve ne qender te Rahovecit eshte pershkallezuar ne dhune tha Policia e Kosoves.

Zedhenesi i policise ne rajonin e Prizrenit Hazir Berisha i tha Radios Evropa e Lire se protesta ka dale nga kontrolli.

Ka gjuajtje ne objektet e Stone Castle. Protesta ka kaluar ne dhune. Nderhyri njesia speciale e policise dhe ka te ndaluar. Eshte perdor gaz lotsjelles.
Situata vazhdon te jete e tensionuar dhe pa ndonje zgjidhje te shpejte tha Berisha.

Lajmin e konfirmoi per Radion Evropa e Lire edhe perfaqesuesi i Shoqates se vreshtareve Labinot Shehu.

Ne kemi qene ne bisedime me perfaqesuesit e kompanise Stone Castle dhe nuk kemi arritur ndonje zgjidhje pas kesaj situata eshte tensionuar tha Shehu duke i bere thirrje qeverise qe te ndermarre masa urgjente.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›