KMDLNJ: I arrestuari, Mark Koshnjeti s’ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet:
Me 04.2012, rreth orës 22.00, familjarë të të arrestuarit (Mark Koshnjeti) sot nga autoritetet serbe në Merdare, kanë njohtuar Qendrën Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren se:”Mark (Mihill) Koshnjeti(1955), i lindur në Prizren, banues poashtu në Prizren, rr.’Pal Paluca’, p.n. është arrestuar në pikën kufitare në Merdare, derisa po shkonte për vizitë tek motra e vet në Beograd, që jeton prej kohësh”, ka thënë fillimisht e bija e Markut, Valentina Koshnjeti-Koni.
Ajo më tej tha se:”babai im ka udhëtuar tek motra e vetë (motra e Markut) për vizitë, sepse vajza e motrës së tij këto ditë do të martohet. Ai, asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është arrestuar pa të asnjë të drejtë lidhur me këtë dyshim”, ka thënë Valentina, e bija e Markut, që njoftoi se janë në dijeni se ai tashmë është në Burgun e Beogradit.
Edhe burime tjera të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së, bëjnë të ditur se Mark Koshnjeti nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, kërkon nga mekanizmat vendorë dhe sidomos atyre ndërkombëtar që të ndërhyjnë dhe të njëjtin ta lirojnë.