Haxhinasto: Ndërkombëtarët të flasin qartë për veriun e Mitrovicës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka theksuar se për veriun e Mitrovicës, ndërkombëtarët duhet të flasin qartë dhe me gjuhë të përbashkët.
Haxhinasto, ka kërkuar nga Serbia plotësimin e angazhimeve të marra në marrëveshjet e arritura në Bruksel me Republikën e Kosovës, përfshirë pjesëmarrjen aktive të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.