E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na keqinterpretuat

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk ka nevojë që të ketë aksion për vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri. Ai madje ka pohuar se deklaratat e Zëvendëskryeministrit Kuçi për një operacion të ngjashëm me atë të 25 korrikut në atë pjesë janë “nxjerrë nga konteksti”. E vendimi për të blerë pajisje të veçanta për policinë, sipas Rexhepit, nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet e fundit.

Paralajmërimet e Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi në një intervistë televizive se autoritetet e Kosovës mund të ndërhyjnë në pjesën veriore për të vendosur rendin dhe ligjin në Veri përmes një aksioni të ngjashëm me atë të 25 korrikut, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës po i quajnë keqinterpretime.

Pavarësisht se Kuçi një gjë të tillë e ka paralajmëruar në mënyrë eksplicite, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë për Express se nuk ka pasur ndonjë paralajmërim direkt për intervenim në Veri të Mitrovicës. “Kurrfarë paralajmërimi të intervenimit nuk ka pasur direkt. Intervenim nëse e lyp nevoja, ka me pasë në mënyrë të koordinime”, ka thënë ai. Sipas Ministrit Rexhepi, mediat janë ato të cilat i kanë nxjerrë nga konteksti fjalët e Zëvendësministrit Kuçi.

“Kuçi nuk ka thënë direkt që ka me pasë intervenim...Po tash ju, po e nxirrni prej kontekstit se kurrfarë paralajmërimi për intervenim nuk ka pasur”, ka shtuar Rexhepi.

Sipas tij, ende nuk ka nevojë për ndonjë intervenim, aq më pak të dhunshëm. “Me pas, nëse e lyp nevoja me pasë dhunë, na normal kemi të drejtë me bo edhe atë send, por Kuçi e ka thënë se në rast se kërkohet, atëherë do të mund të intervenohet”, ka thënë ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›