KMDLNJ dhe VV denoncojnë spastrimin etnik në veri

Tema e spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i Ibrit përgjatë 3-4 shkurtit të vitit 2000 do të jetë fokusi i organizimit të tryezës dhe ekspozitës nga KMDLNJ dhe Lëvizja Vetëvendosje!, të martën më 5 shkurt.
Njoftimi për këtë ngjarje mbanë emrat e dhjetë të ekzekutuarve brenda kësaj periudhë, që janë: Bashkimi Rrukeci, Muharrem Sokoli, Nezir Voca, Shqipe Voca, Selime Berisha, Remzije Canhasi, Nderim Ajeti, Sabaha Abrashi, Nexhmije Xhaka, Niman Sejdiu.
Po ashtu, rikujtohet se shifrat e tjera të këtij spastrimi: 95 qytetarë të plagosur me armë zjarri, 93 të keqtrajtuar fizikisht, 11364 qytetarë që u shpërngulën prej shtëpive të tyre gjatë muajit shkurt.
Aty janë të përfshirë edhe emrat të cilët ishin raportuar si ekzekutore sipas dëshmitarëve okularë: Oliver Ivanoviq, Dragan Dejbashiq, Miodrag Raliq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Martinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mandiq, Dragan Shilakoviq, Dushko Shilikoviq etj.
Disa prej këtyre fotografive dhe gazetave mbi këto raportime janë tashmë të përgatitura dhe të publikuara me një video:
https://
Tryeza e cila do ta trajtojë këtë temë bashkë me pasojat në të sotmen, të atyre ngjarjeve do të mbahet, do të mbahet në ora 12:00,në Sallën e kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë
”Me tryezën është organizuar Ekspozita me fotot e intervistat nga ngjarjet e atyre ditëve të përmbledhura nga Halit Barani dhe autorë të tjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj ngjarjeje.