E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Beckham, mëson frëngjishten

David Beckham është duke mësuar frëngjishten. Pas nënshkrimit të kontratës me skuadrën parisiene, Paris Saint Germain ai ka vendosur ta mësojë këtë gjuhë në mënyrë që ta ketë më të lehtë komunikimin me ta.

David do të qëndrojë në Paris në verë dhe deri atëherë, ai është I përkushtuar maksimalisht që ta mësojë frëngjishten. 

“Becks nuk dëshiron të bëjë gabimet e Joey. Ai kujdeset për të mësuar mirë frëngjishten. Ai dëshiron të flasë me lojtarët, tifozët dhe mediat në Francë. Ai ka angazhuar një mësues dhe ndjek kurse në pajisjet kompjuterike”, ka thënë burimi për Daily Star. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›