E Diel, 1 Nëntor 2026

KMSH kerkese Berishes per xhamine dhe Universitetin Islam

Keto dy kerkesa jane parashtruar prej kohesh nga KMSH-ja nderkohe qe perpos premtimeve deri me tani asgje nuk eshte bere konkretisht.

Sipas nje njoftimi nga kryeministri gjate takimit Muca e njohu Kryeministrin me zhvillimet e fundit institucionale brenda komunitetit si dhe kerkoi mbeshtetjen e qeverise per celjen e nje universiteti.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar shprehu skepticizmin e komunitetit per realizimin e projektit per ndertimin e xhamise se re duke kerkuar mbeshtetjen e Kryeministrit per realizimin e nje xhamie ne Tirane. Kryeministri Berisha duke bere te qarte qendrimin institucional ndaj komunitetit Mysliman siguroi kryetarin e ketij komuniteti per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i jep dhe do ti jape ketij komuniteti si ne celjen e universitetit ashtu dhe ne ndertimin e objekteve te kultit.

Ne takim u permend fakti qe premtimi per ndertimin e nje xhamie ne Tirane ka qene bere edhe 5 vjet me pare nga Bashkia e Tiranes por ky premtim nuk eshte mbajtur asnjehere pasi kjo nuk ka qene deshira reale e Kryetarit te Bashkise se Tirane per ta ndertuar ate. Edhe ne ate rast Komuniteti Mysliman konstatoi mashtrimin e z. Rama per ndertimin e ketij objekti. Ne fakt Tirana eshte i vetmi qytet qe ne keto vite nuk i ka krijuar aksesin e duhur Komunitetit Mysliman ne ndertimin e nje objekti kulti. Bashkia Tirane po e perdor kete premtim vetem per qellime elektorale ne prag te zgjedhjeve lokale por nuk ka vullnet real ne ndertimin e saj thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te qeverise.

Ne perfundim Kryeministri u siguroi perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman mbeshtetjen e plote te qeverise si per celjen e universitetit ashtu edhe per ndertimin e objekteve te nevojshme te kultit duke konsideruar qe mbeshtetja e komuniteteve fetare eshte nje qendrim konsistent i qeverise.

2010-11-30 1550

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›