Tirane festohet nata e bardhe per te 7-tin vit rradhazi

Per te shtatin vit rradhazi eshte festuar ne kryeqytet Nata e Bardhe. Prej ores 1800 te mbremjes kane nisur ne Tirane festimet te cilat ne forma te ndryshme jane demostruar pergjate gjithe bulevardit Deshmoret e Kombit. Ne oren 1900 bashkia e kryeqytetit ka hapur dyert ku qytetaret kane vizituar kete institucion dhe kane bere fotografi me kryetarin Edi Rama. Ky i fundit me pas ka ecur pergjate bulevardit ku per mediat vleresoi shnderrimin e kesaj dite ne nje feste tradite per kryeqytetin dhe vizitoret e tij te shumte duke uruar per vite te ardhshme me shpresa te realizuara.
Nata e Bardhe e ketij viti ka percjelle serish nisma te festave te meparshme si ajo Perqafome ku te rinj e rrjetit rinor perqafojne qytetaret ne shenje dashurie per njeri-tjetrin. Nje skene dedikuar muzikes klasike nje skene vetem per femije nje tjeter per te rinjte. Por ky vit solli edhe disa risi si koncerti i madh me pjese folklorike nga grupe te ndryshme te te gjitha trevave shqiptare ekspozita me te ashtuquajturat zanate te humbura te Tiranes se vjeter demonstrim i arteve marciale etj. Keto aktivitete jane zhvilluar pergjate bulevardit Deshmoret e kombit ne nje segment te rruges Deshmoret e 4 Shkurtit dhe tek zona e ish bllokut ku prej ores 1500 nuk eshte lejuar qarkullimi i automjeteve.
Rovena Mocka