E Diel, 1 Nëntor 2026

Puke moti i keq izolon komunen Iballe

PUKE-Komuna e Iballes ne rrethin e Pukes prej 5 ditesh vazhdon te jete e bllokuar nderkohe qe banoret te mitur e te moshuar duhet te perballen me nje sere sfidash perfshi edhe rrezikun per jeten
pas fryrjeve te perrenjve qe e kane ndare permes rrugen.

Sikur te mos mjaftonte demtimi i trasese nga prurjet e shumta te ujerave rreshqitja e masiveve shkembore duket se i ka garantuar izolimin komunes se Iballes edhe per ditet ne vijim pasi asnje nga fadromat nuk ka arritur te nderhyje.

Izolimi i papritur i komunes me te thelle te veriut te Shqiperise i ka gjetur te papergatitur keta banore. Qe tani kane filluar te shfaqen probleme ne mungesen me artikujt ushqimor sidomos per familjet e varfra. Kryeplaku i fshatit Iballe kerkon qe te nderhyhet nga ajri qe te sigurohet ushqim per familjet e varfra dhe njesite tregtare. Komuna e Iballes prej dy ditesh vuan dhe mungesen e energjise elektrike nderkohe qe banoret i bejne thirrje shtetit te nderhyje urgjentisht per ndihma ushqimore dhe rastet e mundshme te emergjencave perpara se te jete vone.

d.b/NEWS24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›