E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH ngushëllime për tragjedinë, apel për dhurim gjaku

“Në këto çaste të vështira për familjarët dhe të afërmit, Komuniteti Mysliman merr pjesë në dhimbjen e tyre, duke bashkëndarë pikëllimin që sjell kjo humbje e pazëvendësueshme”, thuhet në njoftimin e KMSH-së.

“Në këto momente hidhërimi për mbarë shqiptarët, lutemi që Zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për përballimin e kësaj humbjeje. Gjithashtu shpresojmë e lutemi për shërim të shpejtë të personave të plagosur në këtë aksident me pasoja të rënda”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bën thirrje të gjithë besimtarëve që të angazhohen për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të plagosurve nga tragjedia.
/Start/

                                                                                             2012-05-21 21:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›