E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës në median ndërkombëtare

Agjencia Reuters e pasqyron gjerësisht ngjarjen, duke ofruar edhe pamje dhe fotografi nga vendi ku ndodhi aksidenti, ndërsa thekson faktin se qeveria shqiptare shpalli të martën ditë zie kombëtare.

Lajmi ka gjetur pasqyrim edhe stacionin amerikan CNN, i cili shkruan se një autobus me studentë ka rënë nga një lartësi e madhe duke i marrën 12 njerëzve.

CNN i referohet burimeve zyrtare të policisë. Edhe gazeta prestigjioze amerikane Uashington Post, i kushton vend aksidentit të ndodhur në Himarë. Kjo gazetë i referohet edhe ngushëllimeve të bëra nga kryeministri Sali Berisha, i cili siç shkruan, ndodhet në Samitin e Çikagos.

Gjithashtu, lajmi u pasqyrua edhe nga rrjeti britanik BBC, i cili përveç se pasqyron ngjarjen, bën me dije lexuesit e saj se kanë nisur hetimet për aksidentin. Lajmi është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat e shtetit fqinj Itali, dhe nga mediat greke.

                                                                                             2012-05-22 10:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›