E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet CD-ja me regjistrimet e para te muzikes shqiptare

Paul Treger, nje shekull me pare, kishte eksploruar literaturen ballkanike, per te verejtur se per shqiptaret ishte shkruar shume pak. Treger, i cili ka qene i biri i sekretarit te Shoqates se Berlinit per antropologji, histori te vjeter dhe mitologji. Nga viti 1899 deri me 1903, ai do te vizitonte kater here Shqiperine, per te realizuar audio-regjistrime te kengeve, ninullave e instrumentaleve shqiptare. Materialet do te ruheshin ne Muzeun Etnologjik te Berlinit. Disa nga audio-regjistrimet e realizuara nje shekull me pare, te gershetuara me disa qe jane realizuar me 1957 ne ekspediten e pare shqiptaro-gjermane ne Shqiperi, iniciuar nga Ernest Stockmann, jane permbledhur ne nje CD. Studiuesi shqiptar Ardian Ahmedaja - i cili punon ne Institutin per Studimin e Muzikes Popullore prane Fakultetit te Arteve ne Vjene - ka perzgjedhur per botim tridhjete e tri prej tyre, qe jane realizuar ne Shkoder dhe Mirdite. CD-ne e ka peruruar edhe ne Kosove, ne nje tribune muzikologjie te mbajtur te dielen nen ombrellen e "Remusicas". Ahmedaja ka folur per historikun e audio-regjistrimeve te para te muzikes shqiptare dhe menyren si e ka realizuar projektin qe e ka titulluar "Discover Albania" (Zbuloje Shqiperine).

"Incizimet qe Treger i ka bere ne vitin 1903, i ka cuar ne Muzeun Etnologjik te Berlinit, gjate Luftes se Dyte Boterore jane derguar ne Rusi. Prej vitit 1991 jane kthyer prape ne Berlin. Arkivi zanor i Berlinit eshte arkivi i dyte me i mire ne bote, pas atij te Vjenes.

Ne vitin 1991 nisi nje projekt per t'i digjitalizuar", - ka shpjeguar Ahmedaja. Ai ka shtuar se CD-ja qe u perurua ne Prishtine, po ashtu permban materiale zanore te viti 1957, qe kane burimin nga ekspedita e pare shkencore ne Shqiperi, qe quhej ekspedita shqiptaro-gjermane, e cila ishte iniciuar nga Ernest Stockmann, i cili ka qene president i Keshillit Nderkombetar per Muzike Tradicionale. Por deri ne vitin 2008, Ahmedaja nuk do te fitonte rast per te bere permbledhjen dhe botimin ne CD te ketyre materialeve. "Ne vitin 2008 nga Bashkimi Europian u shpall nje konkurs per te bere nje CD me regjistrime nga arkiva zanore ne Europe. Une konkurrova me projektin per nje CD ku kisha keto incizime", - ka shpjeguar Ahmedaja. Por kusht i ketij konkursi ka qene qe CD-ja te mos shitet. "Jane bere njemije ekzemplare dhe shumicen prej tyre i kemi shperndare ne Shqiperi. Do te shikojme mundesine per ribotim", - ka thene ai. Kompozitori Zeqirja Ballata, duke folur per permbajtjen e CD-se, ka thene se shumica e kengeve jane historike dhe lirike. "Te gjithe keto kolegu Ardian i ka perpiluar dhe i ka shoqeruar edhe me tekst shume analitik, me shume detaje. Eshte kenaqesi qe kemi rastin edhe t'i degjojme", - ka thene Ballata. Rafet Rudi, drejtor i "Remusicas", ka thene se perurimi i CD-se me audio-regjistrimet e vjetra shqiptare, ka perkuar me pervjetorin e 100-te te shpalljes se Pavaresise se shtetit shqiptar. "Ne kuader te shenimit te pervjetorit te shtetit shqiptar, edhe 'Remusica' do te kontribuoje me dicka dhe kjo tribune i kushtohet ketij pervjetori. Per vete me impresionon botimi i kesaj CD-je", - ka thene Rudi. Rudi ka shprehur deshiren qe botimet e tilla te jene me prane studiuesve. "Do te doja qe te kete me shume mundesi te qasjes ne publikimet e dores se pare per kulturen kombetare", - ka thene ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›