E Shtunë, 31 Tetor 2026

KNKK evakuon 27 të plagosur në Siri

Një ekip i Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë me dije se janë evakuuar 27 persona nga lagjet e qytetit të rrethuar Homs në Siri.

Ky ishte grupi i parë që mbrëmë u evakuua nga lagja Baba Amër, që ishte cak i sulmeve me artileri nga ana e forcave qeveritare të Sirisë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se nuk ka informacion se dy gazetarët e plagosur perëndimorë, francezja Edit Buvie dhe britaniku Pol Konroj, ishin në mesin e personave të evakuuar.

Të evakuuarit u dërguan në një spital në qytetin Homs.

Zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Karla Hadad, këtë evakuim e ka cilësuar si “hapi i parë përpara”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›