E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrohet në spital ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela

Nelson Mandela ka qëndruar për një natë të dytë në spital në Johanseburg ndërsa afrikanojugorët presin më shumë informacione për shëndetin e ish-presidentit 92-vjeçar.
 

Njoftime të pakonfirmuara thonë se zoti Mandela ka pësuar një mosfunksionim të mushkërisë.Zëvendëspresidenti afrikanojugor Kglaema Motlanthe tha se atij po i bëheshin teste të specializuara për një sëmundje të zakonshme për të moshuarit dhe se nuk kishte vend për panik.Ai vuri në dukje se zoti Mandela ka kaluar tuberkulozin kur ishte në burg në Ishullin Robben gjatë regjimit të aparteidit.Këtë mëngjes gazetat në Afrikën e Jugut janë të mbushura me shkrime që ngrenë lart rolin e Mandelës dhe i urojnë atij shërim të shpejtë.Janë rritur shqetësimet për shëndetin e tij. "Vendi mban frymën" është titulli në një nga gazetat kryesore në Johanesburg, Guardian.
 

Por gjatë natës kanë dalë pak informacione nga presidenca e Afrikës së Jjugut, thotë korrespodenti i BBC-së.Me terma të zymtë thuhet se zoti Mandela ka pasur probleme me frymëmarrjen gjatë viteve të fundit dhe këto probleme po kontrollohen tani nga mjekët dhe po trajtohen.Sugjerimet e mëparshme se vajtja e tij në spital ishte thjesht një vizitë rutinore po kthehen tani në deklarime më shqetësuese, por ende jo alarmuese, se ky është një trajtim rutinor për një sëmundje të caktuar dhe jo një kontroll i zakonshëm.Njerëzit po ndjekin me shumë shqetësim situatën.Mjekët do të jenë të shqetësuar se kjo gjendje e tij mund të kthehet në pneumoni dhe patjetër që do të përpiqen shumë që të mos lejojnë që të shkohet deri atje.Për momentin zyrtarët e presidencës po këmbëngulin që të mos krijohet panik, por problemi është se po jepet shumë pak informacion dhe orët po kalojnë dhe vendi po fillon të shqetësohet dhe po fillon të spekullojë pse po jepet kaq pak informacion.
 

Mandela nuk është thjesht një politikan, por ai është si një njeri i familjes dhe duket se i gjithë vendi është duke pritur në dhomën e pritjes.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›