Kroacia përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ministria e jashtme e Kroacisë ka shfaqur shpresën se zbatimi i marrëveshjeve të fundit do të kontribuojë në stabilitetin rajonal.
“Ministria shpreh shpresën se zbatimi i këtyre dhe i marrëveshjeve të mëparshme, do t`i kontribuojnë stabilitetit rajonal, ndërsa Serbisë do t`i ndihmojë në arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim dhe Kosovës në përparimin drejt integrimeve evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme dhe të punëve evropiane të Kroacisë.
Duke i përshëndetur marrëveshjet, kjo ministri ka theksuar se Kroacia, në parimet e raporteve të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit do të mbështesë dhe në vazhdim integrimin evro-atlantik të vendeve të rajonit.
Këto komente u bënë pasi Kosova dhe Serbia në Bruksel kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe për menaxhimin e Integruar të Kufirit.