E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat nuk i japin shprese Bushatit

Jeton Selimi
Shqiperi-Maqedoni 0-1
Shenues: Gligorov 35'
Shqiperia: Mocka (Bezhani 46'), Fagu, Lila, Velia, Guga, Progri (Galica 67'), Lika, Zeqiri, Hyka, Bakaj, Abilaliaj (Cani 70')
Trajner: A.Bushati
Maqedonia: Tofilovski, Cuculli, Rexhepi, Angelovski, Dimitrovski, Moisov (Ivanovski 83'), Gligorov, Vellkovski (Gafuri 80'), Alim (J.Ivanovski 65'), Ibrahimi (59' Simovski), Stoicev (Altesh 85')
Trajner: M.Jonuz
Gjyqtare: Jareci, Bicaku, Tota
Kartone te verdhe: Bakaj (2), Simovski
Kartone te kuq: Bakaj, Cuculli
Pavaresisht etiketimit "miqesore", perballja e djeshme e 21-vjecareve te Shqiperise me ata te Maqedonise nuk ishte thjesht nje miqesore formale, por nje takim baze per perballjen e 26 marsit kunder Greqise. Artan Bushatit do t'i duhet vertet pune per te ndrequr skemat apo edhe nervat e lojtareve, qe, ndonese nje miqesore, nuk arrijne te vetepermbahen ne fushen e lojes.
Ka nisur gjithcka me nje penallti ne favorin e Shpreses sone dhe nga disku i bardhe, eshte Elis Bakaj qe ben me te keqen. Gjuan dobet dhe portieri Tofilovski pret pa shume mund. E nuk do te ndalet me kaq per asin e Partizanit, qe do te tregoje edhe njehere se nuk eshte me zot i nervave te tij, teksa do te dale me karton te kuq brenda 20 minutave ne pjesen e dyte, duke hedhur tej edhe ato pak shpresa qe kishin kuqezinjte per te barazuar. Megjithate, loja ne pergjithesi nuk ka qene e nje niveli te larte, pavaresisht se Shpresa jone mund te kishte ndeshkuar disa here homologen maqedonase, qe i eshte falur nje goli te shenuar nga Gligorov, qe ka shfrytezuar me se miri asistin e dhene nga Alim ne minuten e 34-et te takimit. Ndonese kuqezinjte e vegjel kane kerkuar te ndryshojne fatet e takimit, ata kane qene te pafuqishem per kete sipermarrje, edhe pse Abilaliaj mund te ankohet disa here per mungesen e fatit, sidomos kur topi i gjuajtur nga ai me koke, perfundon ne shtylle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›