Red Bull Air Race shkon edhe ne Suedi
Suedia u zbulua sot si vendi me i fundit ku do te zhvillohet nje gare e serise se jashtezakonshme Red Bull Air Race World Series. Ne nje konference per shtyp, te mbajtur ne ambientet e Hangar-7 ne aeroportin e Salzburgut ne Austri, Bernd Loidl (CEO RBAR GmbH) njoftoi per garen qe do te mbahet ne Stokholm kete vit, per here te pare ne serine e Red Bull Air Race. Per here te pare, Detroiti do te jete qytetit i dyte ne Amerike ku do te zhvillohet nje nga garat e 2008 World Series. Valencia gjithashtu do te debutoje ne kampionatin e ketij viti, duke shenuar rikthimin e Red Bull Air Race ne Spanje. Edhe Roterdam rikthehet ne kalendar pas gares se suksesshme Red Bull Air Race te mbajtur ne vitin 2005 ne qytetin holandez. Dhjete qytete jane percaktuar keshtu ne kalendarin e 2008 Red Bull Air Race World Series me hapjen tradicionale te sezonit ne Abu Dabi ne datat 10 dhe 11 prill. Qytetet e tjera, ku do te zhvillohen garat e ketij viti, ne te cilat u zhvilluan gara edhe ne vitin 2007, jane San Diego, Londer, Budapest, Porto dhe Perth. Loidl deklaroi: "Eshte nje moment historik per Red Bull Air Race World Series. Me nje format gare te pershtatur me mire, nje perzgjedhje qytetesh te larmishme dhe spektakolare dhe me pilotet me te mire te botes gati per te garuar per titullin kampion, ne parashikojme qe 2008-a do te jete nje sezon i jashtezakonshem". Secila gare do te perfshije dy dite konkurrim: Dita e kualifikimit dhe e gares. Fituesi i kampionatit do te kurorezohet pas gares finale te sezonit ne Perth, Australi ne nentor.