E Diel, 1 Nëntor 2026

KOLUMBI – 111 viktima dhe ndërtesa të shembura pas tërmetit 7,4 ballë Rihter

BOGOTA, 10 gusht /ATSH-ANSA-AFP/ – Të paktën 111 persona kanë vdekur në disa qytete, pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Kolumbinë perëndimore, njoftoi kryebashkiaku i qytetit, i cili ndodhet në rajonin turistik të kultivimit të kafesë.

“Situata është kritike”, tha Mauricio Salazar, kryebashkiaku i Pereiras, në një intervistë me ”Caracol Radio”.

Ky është numri i parë i të vdekurve pas tërmetit me magnitudë 7,4 ballë që goditi të hënën në mëngjes, me epiqendër në departamentin fqinj të Chocó.

”Të paktën 20 struktura janë shembur dhe njerëzit janë bllokuar nën rrënoja në Kali”, njoftoi po sot kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh të Kolumbisë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi pjesën perëndimore të vendit.

“Për momentin, kemi të paktën 20 struktura të shembura në Kali me njerëz të bllokuar”, tha Alejandro Eder për X, duke shtuar se u kishte kërkuar kryetarëve të bashkive të kryeqytetit Bogota dhe Medellin, qytetit të dytë më të madh të vendit, të ndihmonin duke dërguar ekipe shpëtimi./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›