MM: Situata e zjarreve në Mallakastër nën kontroll të plotë

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Situata e zjarreve në territorin e bashkisë Mallakastër është tashmë nën kontroll të plotë, pas ndërhyrjes së forcave operacionale.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në fshatrat Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen është rikthyer normaliteti.
Në terren janë angazhuar 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët vijojnë të kontribuojnë për garantimin e sigurisë dhe monitorimin e zonës.
Ministria e Mbrojtjes shprehu “mirënjohje për punën e palodhur dhe heroike të Forcave të Armatosura, efektivëve të MZSH-së dhe forcave bashkiake që bënë të mundur përballimin e situatës”.
/gj.m/j.p/