E Enjte, 5 Nëntor 2026

KOMENT EURO2024 – Lëndimi i Mbappesë, re e zezë në qiellin e bluve

PARIS, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Hunda e thyer e Kylian Mbappesë ka errësuar horizontin e skuadrës franceze, që mban edhe pseudonimin ”blutë”, e cila po lutet për pak fat për ta pasur sa më shpejt në ekip asin e saj.

Suksesi, madje i ngushtë, kundër Austrisë (1-0), të hënën në Dyseldorf, mund të ishte konsideruar si një pikënisje e mirë për blutë në turneun kontinental, por lehtësimi i la shpejt vendin ankthit me daljen në fund të ndeshjes të kapitenit, me hundë të gjakosur pas një përplasjeje me Kevin Danson.

Didier Deschamps nuk gaboi.

Ndërkohë që lojtari i tij po i nënshtrohej ekzaminimeve në spital, trajneri shikonte të ardhmen me një fjali plot kuptim.

“E kam thënë gjithmonë, me Kylian, skuadra e Francës është më e fortë. Nëse lajmet nuk janë të mira, ne do të luftojmë pa të. Kylian është Kylian, në çdo skuadër ku është, skuadra është më e fortë”, tha ai.

Për momentin, stafi i nënkampionëve të botës nuk ka dhënë një kohëzgjatje të mosdisponueshmërisë në lidhje me nr.10, por frika e një humbjeje për pjesën tjetër të garës u fshi shpejt nga presidenti i Federatës, futbollisti francez Philippe Diallo.

”Asnjë operacion, ai do të jetë mirë”, u tha ai gazetarëve teksa po largohej nga kompleksi i Dyseldorfit.

FFF më pas lëshoi ​​një deklaratë për shtyp gjatë natës së djeshme për të konfirmuar hundën e thyer të sulmuesit duke treguar se ai duhet të mbajë protezë.

– Gara me kohën –

“Një protezë do të bëhet në atë mënyrë që të lejojë (…) të marrë në konsideratë një rifillim të ndeshjeve, pas një periudhe kushtuar kujdesit”, stafi mjekësor.

Vetë superylli përdori humor në rrjetet sociale, duke pyetur 14 milionë abonentët e tij në X: “A keni ndonjë ide për maska?”

Një shenjë se morali nuk cenohet dhe se ai synon të rikthehet sa më shpejt në fushat e futbollit.

Pa një lojtar të jashtëzakonshëm si Mbappé, Franca është veçanërisht e privuar në sulm dhe nuk është performanca e lojtarëve sulmues të rreshtuar të hënën që do ta qetësojë trajnerin.

Goli i vetëm francez, i shënuar nga Maximilian Wöber kundër ekipit të tij, erdhi gjithashtu nga një frymëzim nga madrileni i ardhshëm.

Ousmane Dembélé dhe Marcus Thuram ishin me probleme teknike shumë shqetësuese dhe Olivier Giroud, i cili zëvendësoi numrin 10, humbi një mundësi të madhe.

Pothuajse në moshën 38-vjeçare, ai që do të tërhiqet ndërkombëtarisht në fund të Kampionatit Evropian.

”Nuk jam duke menduar për veten time për momentin”, ka reaguar qendërsulmuesi, i cili nënshkroi me ”Los Angeles FC”, ”vetëm shpresoj që Mbappe të shërohet sa më shpejt”.

Ashtu si në Kupën e Botës 2002 me kofshën e Zinédine Zidane, skuadra franceze mbetet e varur nga hunda e liderit të saj./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›