E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan sulmohen web site-t qeveritare

Rreth 40 faqe interneti te qeverise pakistaneze jane sulmuar sot nga nje grup piratesh informatike te quajtur Indian Cyber Army.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja The Dawn ne edicionin on line te saj ne te cilin thuhet se marrja persiper e pergjegjesise se sulmit u be me nje e-mail.

Sipas burimit ne mesazhin e postes elektronike piratet sqarojne se sulmi eshte kryer per tu hakmarre per sulmet e 26 nentorit te vitit 2008 ne Mumbai.

Nderkohe autoritetet zyrtare nga Islamabadi kane deklaruar se kane rimarre nen kontroll web site-t e manipuluara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›