Korçë, ndalohen 4 shpërndarës heroine.
Katër persona ngaqyteti i Korçës janë ndaluar pasi janë kapur me 10 dosa heroinë, e cila dyshohet se do të tregtohej në pika të ndryshme të tij. Nga hetimet e deritanishme rezultonse 10 dozat e heroinës që ata posedonin do të tregtoheshin në lokale të ndryshme të qytetit. Në Korçë ka një tendencë në rritje të konsumit të drogave, kryesisht atyre të lehta, nga të rinjtë, cka ka intensifikuar aksionet kundër prodhuesve, shpërndarësve dhe trafikuesve.Ndaj të ndaluarve rëndon akuza e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim.