E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Berisha: I hapur për bashkëpunime me opozitën

 

Kryeministri Sali Berisha ka përmendur sot para ministrave në mbledhjen e qeverisë reformat që kanë mundësuar marrjen e ftesës së NATO-s. Ai mohoi ndarjen mes mazhorancës dhe opozitës në rrugën e anëtarësimit të plotë NATO, por edhe në BE. Kryeministri ka garantuar kështu para ministrave bashkëpunim me opozitën në çdo reformë, qoftë edhe zgjedhore. Ai shprehu mendimin se qeveria dhe opozita, pavarësisht nga numri i votave që mund të kenë në të ardhmen nuk duhet të mendojnë që të ecin të ndarë në këto dy projekte që përbëjnë mishërimin e ëndrrave të shqiptarëve. Në këtë kontekst Berisha ka garantuar opozitën se është i hapur për bashkëpunime. Ftesa e 3 prillit ka thënë ai është meritë e institucioneve që luftuan krimin dhe që e bënë Shqipërinë një vend të sigurt, e reformës ekonomike e financiare por edhe e rolit të forcave të Armatosura.

I bindur se reformat e deritanishme duhet të vazhdojnë edhe gjatë negociatave që do të nisin me NATO-n , kryeministri nënvizoi antikorrupsionin si një element kryesor të qeverisë së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›