E Hënë, 2 Nëntor 2026

KOPENHAGË – Macron i bën thirrje Evropës të rrisë presionin mbi “flotën hije” të Rusisë

KOPENHAGË, 2 tetor /ATSH/- Presidenti francez. Emmanuel Macron i bëri thirrje sot Evropës, të ndërmarrë veprime të koordinuara kundër të ashtuquajturës “flotë hije” të Rusisë dhe të ndjekë shembullin e vendit të tij në kufizimin e anijeve të përdorura për të anashkaluar sanksionet perëndimore, sipas “Le Monde”.

Franca, aktualisht po heton një anije me flamurin e Beninit, e cila është midis qindra anijeve cisternë të vjetra – në listën e zezë të Bashkimit Evropian – për ndihmën që i është dhënë Moskës për të anashkaluar kufizimet e eksportit të naftës të vendosura pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të rritet presioni mbi këtë “flotë hije”, sepse kjo do të reduktojë qartë kapacitetin për të financuar këtë përpjekje lufte”, tha Macron në një takim me udhëheqësit evropian në Danimarkë.

Udhëheqësi francez sugjeroi që vendet evropiane që i përkasin “koalicionit të të gastshmëve” në mbështetje të Kievit – të punonin në koordinim me NATO-n – për të optimizuar “veprimin e përbashkët” në këtë drejtim.

Autoritetet franceze kanë arrestuar dy anëtarë të lartë të ekuipazhit të Boracay, i cili është pozicionuar pranë brigjeve perëndimore të Francës, dhe kanë nisur një hetim mbi dështimin e ekuipazhit për të justifikuar kombësinë e anijes dhe refuzimin e ekuipazhit për të bashkëpunuar.

Të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se anija cisternë ishte pranë brigjeve daneze, muajin e kaluar gjatë fluturimeve misterioze të dronëve – që shkaktuan shqetësime për sigurinë dhe mbyllje të aeroporteve në vend.

“E vlerësuar me një kapacitet deri në 1,000 anije, “flotë hija” mendohet se përfaqëson dhjetëra miliarda euro të buxhetit të Rusisë nga te cilat 40% të përdoren për luftën ruse”, tha Macron. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›