E Enjte, 5 Nëntor 2026

KORE E JUGUT – Borrell viziton Seulin mes alarmit për dërgimin e trupave te Koresë së Veriut në Rusi

SEUL, 4 nëntor /ATSH/- Dërgimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi ndërsa Moska po zhvillon luftë në Ukrainë, thekson nevojën për bashkëpunim të sigurisë midis Bashkimit Evropian dhe Koresë së Jugut, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas “Reuters”.

Dislokimi, me keqardhje ilustron rëndësinë e axhendës sonë të përbashkët të sigurisë”, tha ai përpara bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut Cho Tae-yul, në Seul.

BE-ja dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë takimin e tyre të parë të Dialogut Strategjik pasi Uashingtoni dhe Seuli dhanë alarmin për dërgimin e trupave nga Koreja e Veriut për të ndihmuar Rusinë.

Borrell u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim ekzistencial”, tha Borrell në X dhe postoi gjithashtu një foto të tij duke shtrënguar duart me Kim.

“Republika e Koresë është në pozicionin më të mirë për ta kuptuar atë. Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”, tha ai.

Borrell tha në një postim në X se ai kishte vizituar Zonën e Çmilitarizuar – që ndan dy Koretë pas mbërritjes në Korenë e Jugut dhe pas një udhëtimi në Japoni, duke e përshkruar vizitën si kujtesë të nevojës për të investuar më shumë në paqe. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›