E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Lavrov: Të hapur për dialog me Perëndimin

MOSKË, 4 nëntor /ATSH-ANSA/ – Rusia nuk është e mbyllur për një dialog me Perëndimin dhe do të vlerësojë çdo propozim në këtë kuptim mbi bazën e interesave të saj, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne nuk po mbyllemi nga një dialog me Perëndimin”, tha kreu i diplomacisë ruse në një simpozium ndërkombëtar në Moskë, i cituar nga agjencia Interfax.

”Kjo, edhe pse kemi nxjerrë të gjitha përfundimet e nevojshme nga fakti që fqinjët perëndimorë kanë tradhtuan premtimet dhe angazhimet e tyre, të gjitha marrëveshjet me ne”, theksoi ai.

”Por nëse këto vende janë të gatshëm të rifillojnë kontaktet dhe të ndërtojnë marrëdhënie mbi parimin e një ekuilibri të ndërsjellë interesash, Rusia do të vendosë se si t’i trajtojë oferta të tilla”, shtoi ai./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›