E Martë, 3 Nëntor 2026

KORE E JUGUT – Presidenti Yoon Suk Yeol shkarkohet nga detyra

SEUL, 4 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është shkarkuar nga detyra, pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi shkarkimin e tij.

Më 3 dhjetor, Yoon shpalli ligjin e luftës gjatë një mosmarrëveshjeje buxhetore me opozitën duke e zhytur vendin në krizë dhe duke çuar në shkarkimin e tij nga parlamenti.

Yoon e justifikoi masën e tij duke akuzuar opozitën se vepron kundër shtetit dhe është infiltruar nga komunistët, ndonëse asnjë provë nuk është ofruar për të mbështetur këto pretendime.

Në vendimin e saj, gjykata argumentoi se vendosja e ligjit të luftës nga Yoon nuk justifikohej nga një krizë kombëtare.

Po kështu, Yoon shkeli ligjin kur dërgoi ushtarë në Asamblenë Kombëtare për të parandaluar heqjen e ligjit ushtarak.

Vendimi nënkupton se zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›