E Diel, 1 Nëntor 2026

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkon ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga sistemi i drejtësisë ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë Saimir Nazifi.

KPK ngriti dyshime për një sërë transaksionesh të kryera nga ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi dhe vlerëson se ai ka kryer deklarime të pasakta e të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë, të cilat çuan në shkarkimin e tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi nga sistemi i drejtësisë, vendim i marrë më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë seancës dëgjimore më herët, KPK vuri në dukje probleme me pasurinë dhe për gjetjet lidhur me një denoncim nga publiku, të ndihmësit ligjor Saimir Nazifi.

Ndërkohë në njoftim, KPA thekson se vendimi i sotëm është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›