KIEV – Zelensky: SHBA refuzon të krijojnë prodhim të mjaftueshëm raketash në Evropë

KIEV, 18 shkurt /ATSH-AA/ – SHBA-të nuk kanë rënë dakord të krijojnë prodhim të mjaftueshëm raketash në Evropë, përfshirë sistemet Patriot, pavarësisht se Kievi e ngriti çështjen “vite më parë”, theksoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Pati premtime për licenca, por në fund të fundit, SHBA-të nuk ranë dakord me këtë,” tha Zelensky gjatë një video-adresimi në mbrëmje
‘’Ukraina propozoi prodhim në territorin e saj, si dhe prodhim të përbashkët me partnerët rajonalë të NATO-s, përfshirë Rumaninë dhe Poloninë.Vendime të tilla dhe prodhim i tillë do të na forconin patjetër të gjithëve, të gjithë Evropën”, shtoi ai.
Zelensky vuri në dukje se ‘’Evropa duhet të prodhojë raketat e veta të mbrojtjes ajrore, një temë që pritet të diskutohet në javët e ardhshme.’’.
Ai pranoi se disa hapa janë ndërmarrë tashmë dhe se prodhimi i raketave po zhvillohet dhe zgjerohet, por e quajti ritmin “të pamjaftueshëm”.
“Jam i bindur se Evropa do të jetë ende në gjendje t’i sigurojë vetes vëllimet dhe forcën e nevojshme mbrojtëse. Por do të ishte shumë më mirë për të gjithë nëse ky rezultat do të arrihej më shpejt”, theksoi Zelensky. /os/