KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Florian Bonjaku

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përbëhej nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.
Bonjaku u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022.
Por Komisioneri Publik e kundërshtoi këtë vendim, duke e çuar atë në KPA.
/a.f/r.e/