E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kasanof takon Hasanin: Me rëndësi forcimi i kontrollit të investimeve

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në një postim në rrjetet sociale bënë të ditur se sot, Zëvendës Ndihmës Sekretari Alexander Kasanof dhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani u takuan për të diskutuar ecurinë së fundmi në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e forcimit të kontrollit të investimeve.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof përgëzoi Shqipërinë për kryesimin e suksesshëm të Kartës së Adriatikut.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Alexander Kasanof gjatë vizitës së tij në Shqipëri, mori pjesë në aktivitetin e pesë vjetorit të krijimit të Prokurorisw Speciale Antikorrupsion (SPAK), ndërsa më herët është takuar me Kryeministrin Edi Rama, si dhe Ambasadorin e BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, teksa mëngjesin e sotëm mori pjesë në aktivitetin e pesë vjetorit të krijimit të Prokurorisë Speciale antikorrupsion. Po ashtu, Kasanof është takuar edhe me ambasadorin e BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Takimi Kasanof me ministrin Hasani 1 nga 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›