E Hënë, 2 Nëntor 2026

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz (kryesuese), Albana Shtylla (relatore), si dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.

KPA bëri të ditur se ky vendim lidhet me shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas vlerësimit të çështjes, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Agron Bushatit nga detyra.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›