E Hënë, 2 Nëntor 2026

VILNIUS – Lituania forcon bashkëpunimin me sektorin gjerman të armëve

VILNIUS, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Lituania shpreson të rrisë bashkëpunimin me sektorin gjerman të armatimeve, tha sot  ministri i Mbrojtjes, Robertas Kaunas, në një konferencë për mbrojtjen në Vilnius.

“Për Lituaninë, zgjerimi i bashkëpunimit me industrinë gjermane nuk është vetëm i mirëpritur. Ai ka rëndësi strategjike për ne. Ne shohim potencial të madh në prodhimin e përbashkët, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e teknologjisë” , tha Kaunas, i cili mori detyrën tre javë më parë.

Prodhuesi gjerman i dronëve, “Quantum-Systems”, dhe kompania lituaneze “ADV Defense” nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e sistemeve autonome të aviacionit, në prani të Kaunas, gjatë ngjarjes të organizuar nga Dhoma gjermano-baltike e Tregtisë.

Ministri  Kaunas gjithashtu theksoi vendsojen e  një force gjermane në Lituani.

“Lituania ka vlerësuar gjithmonë Gjermaninë si një aleat të qëndrueshëm dhe partner të përkushtuar të NATO-s, dhe tani, perms dislokimit të përhershëm të trupave  gjermane në Lituani, një shtyllë e besueshme e mbrojtjes sonë kolektive”, tha ai.

Duke iu referuar bashkëpunimit në prodhimin e armëve që përfshin “Rheinmetall” gjerman, Hahn tha se “Ceremonia e fundit për fabrikën e municioneve artilerike të Rheinmetall  në Lituani ka qenë një pikë kthese në bashkëpunimin gjermano-lituanez në mbrojtje”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›