E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Thaçi, në prill takim me Obamën

Hashim Thaçi

PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi në prill të këtij viti do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Këtë takim e kanë konfirmuar për gazetën Zëri burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Sipas tyre, kjo vizitë do të jetë në fokus të forcimit të marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu edhe prezantimin e Kosovës me fusnotë në nismat rajonal.

Ndryshe, ishte Uashingtoni ai që i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për prezantimin e Kosovës me fusnotë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›