KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon ankimimin e vendimit për prokurorin Naim Tota

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka kërkuar ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) të vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Naim Tota.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli të premten (10 mars) vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Naim Tota, vendim që u mor me shumicë votash, por për të cilin ONM nuk është dakord.
Naim Tota e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Kukësit, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë Matit, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2013.
/rtsh.al/