E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me “Range Rover” po transportonin 8 emigrantë, shkodrani arrestohet në Himarë. Në kërkim bashkëpunëtori

Një 27 vjeçar me banim në Shkodër është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohen për dhënie ndihmë të emigrantëve nga vendet e treta kundrejt pagesës për të kaluar ilegalisht kufirin.

Policia informoi sot se emigrantët po transportoheshin me dy automjete “Range Rover” dhe në fshatin Lukovë të Himarës janë vënë në ndjekje të tyre.

“Sapo kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia, drejtuesit e automjeteve, janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.  Mësohet se 27 vjeçari ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke zbritur nga automjeti emigrantët që po transportonte, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Ndërsa 32 vje֛çari ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte pjesën tjetër të emigrantëve dhe duke përfituar nga terreni i vështirë është larguar me shpejtësi në këmbë dhe po vijon puna për kapjen e tij,” informoi sot policia e Tiranës. 
 
I arrestuar në kunadër të operacionit “Border 6” është N.K, 27 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim A.B, 32 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›