E Shtunë, 31 Tetor 2026

KPM-ja nuk përfill vendimet e gjykatës për Naile Krasniqin

Komisioni i Pavarur për Media vazhdon të mos i përfillë vendimet e Gjykatës Themelore dhe ato të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës.

Rasti ka të bëjë me Naile Krasniqin, e cila ishte larguar nga puna më 16 tetor të vitit të kaluar dhe KPM-ja nuk po e kthen atë në punë edhe pas vendimeve të organeve ligjore.
Naile Krasniqi thotë se nuk po e kupton pse anëtarët e KPM-së nuk po e kthejnë në punë, me gjithë vendimet e gjykatës dhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

Kryetari i KPM-së, Shefki Ukaj, më 23 janar të këtij viti kishte thënë se Naile Krasniqi do të kthehet në punë sapo të kthehet përgjigja nga Gjykata Themelore, pas prapësimit të vendimit të parë. Tash kur edhe prapësimi i vendimit paraprak shkoi në favor të të larguarës nga puna, Ukaj, i kontaktuar nga KTV-ja, ka thënë se nuk do të flasë për këtë çështje, pasi që tash po pret vendimin e shkallës së prerë të Gjykatës së Apelit.

Posti i Krasniqit, që prej kohës së largimit të saj, është me ushtrues detyre, me ç’rast edhe është tejkaluar afati ligjor prej tre muajsh. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›