E Shtunë, 31 Tetor 2026

KPM përshëndet vendimin e Supremes për drejtorët

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila e ka shpall të kundërligjshëm emërimin e drejtorëve të klinikave të QKUK-së.
Pas anulimit të konkursit për disa herë me radhë, interpretim nga Supremja kishte kërkuar vetë drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi.

Ai nuk është lajmëruar fare për ta komentuar këtë vendim, ndërsa i kontaktuar nga KTV-ja edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, nuk ka dashur të komentojë me arsyetimin se nuk e ka parë vendimin.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë e ka mirëpritur këtë vendim, i cili kishte kërkuar anulimin e konkursit. Por Ministria e Shëndetësisë nuk po brengoset shumë për gjithë këtë.

Ata janë të sigurt se këtë nyje do ta zgjidhë hyrja në fuqi e Ligjit të ri të Shëndetësisë, me ç’rast do të shpallet edhe konkursi për drejtorë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›