E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, përplaset për vdekje kalimtari, makina largohet nga vendngjarja

Një 54-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në Sarandë pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve viktima është shtetas Isa Llotozi i cili u gjet anës rrugës nga kalimtarët të rastit të cilët lajmëruan policinë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit duke mos I dhënë ndihmën e parë 54-vjeçarit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›