E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Deputetet e PS nuk do lejohen në mbledhje

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste nuk do të lejohen të marrin pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 10.00 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas burimeve zyrtare të këtij komisioni, deputetet socialistë që të mund të merrnin pjesë në mbledhje, duhet që më parë të ishin të pajisurt me një autorizim që u lejon atyre pjesëmarrjeje.

Sipas administratës së këtij komisioni, asnjë nga deputetet e interesuar nuk ka aplikuar për të marrë këtë autorizim, e për pasojë ata nuk do të lejohen.

Nderkohe qe ne ambientet e KQZ ka mberritur kreu i komisionit, si dhe gjithe anetaret, ne pjesen jashte godines jane pare te mberrijne deputetet e PS-se.

Nje dite me pare, deputeti i PS-se, Erjon Brace ka lajmeruar se do te jene serish te gjithe sot ne kete mbledhje, qe sipas tij deformon vullnetin e zgjedhesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›