E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 duke theksuar se deri në këtë orë kanë votuar  35.24 përqind e zgjedhësve.

Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar të dhënat deri në orën 13:00 për qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës ndërsa të dhënat për qarqet e tjera janë deri në orën 10:00.

Kështu në qarkun Tiranë nga 785.086 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%, në qarkun e Gjirokastrës nga 122.039 votues me të drejtë vote deri në orën 13:00 kanë votuar 9.290 votues ose 35,41%.

Ora 13:58 Në një konferencë për shtyp Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka njoftuar ecurinë e procesit të votimit në shkalle vendi, duke njoftuar për vonesat rreth hapjes së qendrave, problemeve të para dhe pjesëmarrjen në votime sipas ZAZ-ve.

Tre qendra votimi ne Dukagjin janë hapur me vonesë. Në fshatin Mollas në ZAZ numër 46 mungonin fletët e votimit dhe për pasojë procesi ka nisur me vonesë. Në 5 qendra votimi në Laç janë ndërprerë në orën 8.30 minuta tha zëdhënësja e KQZ-së.

PD: Pjesëmarrja në votime e kënaqshme, deri tani kanë votuar 36 përqind e zgjedhësve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›