E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani voton: Paçi dorën e mbarë për fatet e vendit

nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka votuar në orën 10:00 në qendrën 1766/2 në shkollën Andon Zako Cajupi, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Odeta dhe djali i tyre, që voton për herë të parë.

Për presidentin e vendit, kjo është një ditë tërësisht e  qytetarëve.

Ftoj shqiptarët të tregojnë maturi, qetësi, përgjegjësi civile duke votuar masivisht, duke respektuar maksimalisht rregullat e votimit, komisionerët dhe administratën zgjedhore, duke respektuar rendin në gjithë vendin e qendrat e votimit, tha Nishani.

Ai në mënyrë të veçantë ka uruar ata që votojnë për herë të parë, duke thënë se ata në familje kanë një votues për herë të parë, djalin.

U them, paçin dorën e mbarë për fatet e vendit, tha Nishani.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që të mos shënohen incidente.

U bëj apel qytetarëve dhe u kujtoj që partitë dhe ideologjitë janë të ndryshme, por Shqipëria dhe e ardhmja e saj është një. Qetësi, maturi, ne votojmë për parti të ndryshme, por jemi të gjithë një, shqiptarë, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›