Berisha në Facebook: Votoni për fitoren tuaj dhe të Shqipërisë
Kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirje të gjithë shqiptarëve që të votojnë për fitoren e tyre dhe të Shqipërisë duke e cilësuar ditën e sotme si ditën më të rëndësishme për katër vitet e ardhëshme.
Të dashur miq, kjo ditë është dita më e rëndësishme për katër vitet e ardhshme.
Shqipëria vend i zhvilluar dhe europian pret votën tuaj, ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar është:
Votoni Votoni për fitoren tuaj dhe të Shqipërisë! Sb, shkruan Kryeministri Berisha.