E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Koalicioni i PD-së 46.81%, koalicioni i PS-së 45.42 %

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli në një konferencë për shtyp tha se kanë mbetur pa u numëruar vetëm qendrat e numërimit në Berat dhe në Bushat. Sipas tij, nga votat e numërura deri tani, rezultatet në koalicione janë:
"Aleanca e Ndryshimit", 46.81%; "Bashkimi për Ndryshim", 45.42 %"Aleanca Socialiste për Integrim"; 5.59% "Poli i Lirisë", 1.81 %.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas Ollit është 1. 539.041 persona, çka do të thotë se kanë marrë pjesë në zgjedhje 49% e popullsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›