Bushat, nis procesi i numërimit

Ka rinisur procesi i numërimit të votave në Bushat. Kamerat e KQZ-së vërtetojnë se komisionerët po numërmojnë normalisht votat. Procesi i numërmit të votave në Bushat u pezullua, pasi komisionerët e PD-se e PS-së nuk bien dakord për prezencën e komisionerëve të partive të vogla. Bushati mund të nxjerrë deputetin e tetë të PD-së. Pritet të numërohen edhe 5 mijë vota në këtë KZAZ.