Shehi: Votat e "Polit të Lirisë", u vodhën

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi tha se votat e koalicionit "Poli i Lirisë", janë vjedhur. Sipas tij, kodi elektoral i përdorur në këto zgjedhje tregoi se ka shumë defekte sepse deformoi votën popullore. "Për më tepër ky kod prodhoi bipolarizëm dhe nuk eleminoi problemet e dushkut", tha Shehi. Sipas kreut të LZHK-së, procesi i numërimit të votave degjeneroi ndaj LZHK-ja do të ankimojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Si pjesë e koalicionit "Poli i Lirisë", ai propozoi mandatimin e një qeverie teknike që të marrë përsipër në radhë të parë rirregullimin e kodit zgjedhor. "Duhet të kalohet në një ligj proporcional kombëtar dhe të ndryshohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", përfundoi Shehi.