KQZ, Kuvendi zgjedh me konsensus perberjen e re Rozeta Rapushi
Zgjidhen shtate anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe do te organizoje dhe pergatise zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me nje konsensus prej 98 - 129 votash, Kuvendi miratoi gjashte anetaret e KQZ-se, Hysen Osmanaj, Vera Shtjefni, Albana Shtylla, Denar Biba, Ilirian Muhu dhe Jani Jano. Por nuk ndodhi e njejta gje me kryetaren e komisionit, Lefteri Lleshi, e cila mori vetem 73 vota nga mazhoranca, pasi socialistet preferuan te mos votojne fare per te. "Ju zonja humbet nje shans te madh per te votuar nje zonje ne krye te KQZ-se", - tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne perfundim te votimit. Nderkohe qe PD-PS votuan me konsensus te gjere votash, te gjithe anetaret e tjere te komisionit, te cilet ishin propozuar nga PD, PS, LSI dhe PBDNJ. Me shume vota nga te gjithe, mori kandidati i propozuar nga selia roze, Denar Biba, me 129 vota, nderkohe qe edhe anetaret e tjere moren nje numer te larte votash. Per sa i perket kryetares se KQZ-se, qe per te paren heren ne historine e ketij institucioni do te jete femer, opozita nuk pranoi te votoje. Socialistet ndonese ne salle refuzuan te shtypin butonin e votimit, qe sipas rregullores u zhvillua me elektronike dhe i fshehte. Pak minuta para votimit, Kryeministri Sali Berisha gjeti rastin te falenderoje ish-anetaret e KQZ-se dhe ne menyre te vecante kreun e larguar tashme te ketij institucioni, Arben Ristani. "Nje vleresim te vecante, une dua te shpreh per zotin Arben Ristani, i cili, me nje vendosmeri, me civilitet e qytetari, perballoi veshtiresi te jashtezakonshme te krijuara nga tensione politike te pamerituara qe u adresuan drejt tij. Dua te garantoj zotin Ristani se per mua eshte kenaqesi e vecante te vazhdoj bashkepunimin me te dhe te theksoj se ka pasur mirekuptimin tim te plote kur vendosi te mos kandidoje per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per faktin se ishte i pari kryetar ne historine e ketij parlamenti qe zgjidhej me konsensusin e te gjitha forcave politike", - vleresoi Kryeministri. Sipas tij, Ristani u largua pasi PS i hoqi konsensusin e dhene kur ai u zgjodh kryetar. "Por ju mos u beni merak se ne krah timin do ta keni ne te gjitha betejat e ardhshme dhe ne pozicione te rendesishme. Por une po i bej kete falenderim se ai po shkeputet nga nje detyre shteterore, te cilen e kreu me dinjitetin me te madh dhe nga e cila po largohet per shkakun e vetem, sepse ju e prishet konsensusin per emerimin e tij", - vijoi Berisha.
VOTIMI
Hysen Osmanaj 119 vota
Vera Shtjefni, 119 vota
Albana Shtylla 127 vota
Denar Biba 129 vota
Ilirian Muho 98 vota
Jani Jano 127 vota
OSBE uron politiken per zgjedhjen KQZ-se
Zgjedhja e perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u mireprit dje menjehere nga Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth. "Zgjedhja e anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, perfshire kreun e institucionit, eshte nje hap i pare i rendesishem drejt zbatimit te Kodit te ri Zgjedhor. Une i nxis te gjithe aktoret te punojne se bashku dhe te deshmojne vullnetin e kerkuar politik per te zbatuar me tej Kodin e ri Zgjedhor, plotesisht dhe ne fryme te mire", - tha Uollfarth. Sipas tij, kjo nevojitet per te krijuar besim ne te gjitha nivelet mes votuesve, komisionereve zgjedhore dhe politikaneve duke ofruar, njekohesisht, nje fushe loje te drejte dhe te barabarte per te gjithe. Uollfarth perseriti gatishmerine e OSBE-se per te ndihmuar KQZ dhe te gjithe aktoret e tjere ne zbatimin e legjislacionit zgjedhor.
Kush eshte Lefterie Lleshi
1988-1992, Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, Diplomuar me titullin "Juriste"
1994, Akademia e Arteve, Pedagoge e Jashtme, Dega Regjisure, lenda: "E drejta e Autorit"
1992-2000, Sherbimi Informativ Kombetar
2000-2006, Agjencia Kombetare e Privatizimit, Juriste, Pergjegjese e Sektorit Juridik
2006, Kuvendi i Shqiperise, Specialiste e jashtme prane Drejtorise se Prokurimeve
Shtator 2006-2007, Kuvendi i Shqiperise, Keshilltare ligjore prane Komisionit te Ekonomise dhe Financave.
2007- ne vijim Kuvendi i Shqiperise, Drejtore ne Sherbimin Juridik
Kualifikime: Mars 2008-2009 Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Ekonomise, Departamenti i Marketingut, Pasuniversitar 1 vjecar ne "Menaxhim Marketing i Avancuar"
Korrik 2005, Fituar Titullin Avokat (nr. licence 2908) Anetare e Dhomes se Avokatise qe prej vitit 2005