E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Integrimi, partite te shohin interesat e vendit, jo ato politike



Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u ka bere apel dje forcave politike qe te vene interesin e vendit perpara atyre partiake per integrimin e vendit. Ne fjalen e mbajtur ne Konventen e Levizjes se Gruas per Integrim, Meta u shpreh se marrja e rekomandimit pozitiv per statusin ishte nje zhvillim qe duhet te ishte arritur me pare.

"Eshte nje dite e rendesishme, sepse me ne fund kemi nje rekomandim pozitiv nga ana e Komisionit Europian per Shqiperine, per marrjen e statusit te vendit kandidat. Dhe ju e dini sesa shume perpjekje kemi bere ne per t'ia mberritur kesaj dite, e cila eshte vecse nje nxitje per ta marre perfundimisht statusin, ceshtje per te cilen do te vendoset gjate muajit dhjetor dhe, nderkohe, kohe gjate se ciles duhet te permbushen edhe disa detyrime te tjera qe, ne fakt, duhet te ishin realizuar me kohe, sepse gjithcka ka qene gati dhe sipas standardeve europiane", - u shpreh dje kreu i LSI-se. Meta ka theksuar se kontributi i LSI-se per procesin e integrimit ka qene mjaft i madh. "Ne jemi krenar, sepse kemi dhene kontributin tone per keto hapa te rendesishem te Shqiperise drejt Bashkimit Europian, kemi dhene kontributin tone te padiskutueshem per liberalizimin e vizave, do te vijojme te bejme gjithe perpjekjet tona qe ne politiken shqiptare te vendose arsyeja dhe njekohesisht pergjegjshmeria per fatet e vendit dhe jo thjesht interesat e ngushta partiake, sepse ne mendojme se e ardhmja e Shqiperise eshte nje e ardhme qe duhet te qendroje fort tek bashkepunimi per interesat e vendit, ndersa interesat e partive jane ato, te cilat vleresohen ne zgjedhje dhe pas tyre perseri shikohen interesat e vendit", - u shpreh ai.

Kreu i LSI-se ka theksuar se interesat e vendit nuk mund te demtohen per shkak te interesave politike. "Askush nuk duhet te mendoje se, duke demtuar vendin per interesa te ngushta do t'i shpetoje syrit te kujdesshem te cdo qytetari shqiptar dhe aq me teper edhe menyres sesi ai do te reagoje ne diten e zgjedhjeve. Shqiptaret kerkojne nga politika qe t'i ndihmoje per zgjidhjen e problemeve te tyre dhe jo qe t'ua nxise me teper hallet dhe problemet me nje konflikt teresisht te panevojshem dhe krejtesisht jashte kontekstit te kohes ku jetojme dhe te sfidave, me te cilat duam qe te fitojme", - u shpreh dje kreu i LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›